Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Escobar: Jemi të shqetësuar për faktin se qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për faktin se qeveria e Kosovës nuk po i trajton si partner dhe nuk po punon për sigurinë rajonale.
Zëri i Amerikës: Si e komentoni zhvillimin e fundit në dialog ku zyrtarët e Kosovës refuzuan të marrin pjesë në takimin që i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak ka thirrur për të diskutuar çështjen e dinarit?
Gabriel Escobar: Mendoj se jemi ende në fazën e diskutimit nëse dikush do të shkojë apo se kush do të shkojë. Pra, kuptimi im ishte se pala e Kosovës po shqyrton dërgimin një përfaqësuesi për të diskutuar çështjen e dinarit. Pra, ne ende shpresojmë t'i bindim ata të marrin pjesë të martën.
Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar shumë herë Kosovën për mënyrën se si ajo zbatoi politikën e re për dinarin. Por përveç retorikës së ashpër, a ka pasoja praktike për qeverinë e Kurtit?
Gabriel Escobar: Shikoni, nuk dua të hyj në atë se cilat janë të gjitha pasojat, por, e dini, mendoj se deklaratat tona publike janë tregues se si po shkojnë marrëdhëniet në nivel diplomatik dhe politik. Pra, ne jemi të shqetësuar për faktin se qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner. Ata nuk po konsultohen me ne. Ata nuk po punojnë me ne për sigurinë rajonale. Dhe më e rëndësishmja, ata po bëjnë gjëra që duket se po e dëmtojnë dialogun në të cilin Shtetet e Bashkuara janë angazhuar plotësisht.
Zëri i Amerikës: Por si ndodh në jetën praktike? A do të ndalin Shtetet e Bashkuara mbështetjen për Kosovën në bashkësinë ndërkombëtare? A ka ndonjë pasojë të tillë që po ndodh tani?
Gabriel Escobar: Mendoj se ambasadori (amerikan në Prishtinë Jeff) Hovenier e ka thënë më së miri kur tha, kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik. Pra, sa herë që flasim për Kosovën me partnerët e tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, shqetësimet e tyre janë se Kosova nuk po bën atë që kërkohet nga dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, që përfaqëson të gjithë BE-në, dhe pse duhet të ecin përpara. Pra, me fjalë të tjera, na e bën shumë të vështirë që të jemi në gjendje të mbështesim Kosovën për shumë gjëra, duke përfshirë NATO-n, kandidaturën për Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe një sërë organizatash tjera. Kështu që nuk është se duhet të vendosim çfarë lloj pasojash. Pasojat janë të vetëkuptueshme.
Zëri i Amerikës: A ishte kjo politikë e re për dinarin pjesë e dialogut më parë, a ishte diskutuar më parë me Beogradin sepse një përshtypje që po krijohet këtu është se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po kritikojnë mënyrën e papritur të zbatimit të politikës, por jo vetë politikat. Pra, a ishte planifikuar të ndodhte gjithsesi në një moment? A është diskutuar me Beogradin?
Gabriel Escobar: Po, kishte dy gjëra në lidhje me të. Njëra është se Asociacioni, i cili është detyrim ligjor dhe është qëndrimi ynë se duhet të zbatohet, përfshin zgjidhjen e çështjes së transferit të dinarit në mënyrë transparente elektronike sipas ligjeve të Kosovës. Kështu që ne e mbështesim atë.
Pra me fjalë të tjera, ky është një problem që do të ishte zgjidhur me Asociacionin. Tani ne kemi disa shqetësime për këtë: njëri është natyra e papritur e ndryshimit të ligjeve. Pra, institucionet e përgjegjshme nuk i befasojnë qytetarët e tyre me ndryshime administrative që do të prishin jetën e përditshme. Pra, imagjinoni nëse shërbimi ynë i të ardhurave të brendshme do të vendoste një ditë se do të ndryshonte sistemin e taksave pa asnjë udhëzim dhe pa paralajmërim. Kjo do të krijonte trazira të jashtëzakonshme për bizneset amerikane. Së dyti, ata nuk kanë kontaktuar komunitetin e prekur.
Pra, është një grup njerëzish që varen nga pagesat sociale nga Serbia, të cilët papritur befasohen nga kjo dhe nuk ka pasur asnjë komunikim, nuk ka pasur komunikim me ta nga Kosova. E treta është se Kosova nuk ofroi alternativa qeveritare. Me fjalë të tjera, ambasada jonë është kontaktuar nga disa persona, duke përfshirë një grua në veçanti e cila varet 100 për qind nga pagesat sociale për të rritur djalin e saj me aftësi të kufizuara, i cili nuk ka kapacitet për të udhëtuar në Serbi për të marrë para dhe ato para i duhen për të mbështetur djalin e saj, i cili nuk ka asnjë alternativë. Pra, Kosova nuk ka ofruar asnjë alternativë qeveritare.
Kosova hodhi poshtë përpjekjet e Quintit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të ofruar ndihmë teknike për të gjetur një mekanizëm pagese që do të ishte transparent dhe elektronik, por që nuk do të paragjykonte jetën e njerëzve që i marrin ato. Pjesa e fundit është, në samitin në Shkup, gjashtë vendet diskutuan zhvillimin e një plani pagese që do të ishte në përputhje me Bashkimin Evropian dhe do të zbatohej për të gjashtë vendet.
Pra, me fjalë të tjera, gjithçka që duhej të bënin ishte të prisnin dhe do të merrnin një sistem transparent. Pra, është e vështirë të mos e shikosh këtë vendim dhe ta kritikosh.
Zëri i Amerikës: A ishte Beogradi i informuar për këtë vendim?
Gabriel Escobar: E di që ata nuk ishin të informuar për këtë sepse ne nuk ishim të informuar.
Zëri i Amerikës: A jeni të kënaqur me mënyrën se si Serbia po e përmbush detyrimet e saj në kuadër të dialogut dhe cila është gjëja e radhës që pritet nga Beogradi?
Gabriel Escobar: Dua të them se Beogradi ka disa pritshmëri shumë të qarta nga dialogu, dhe ata kanë bërë disa gjëra, duke përfshirë pranimin e targave dhe pranimin e dokumenteve doganore. Ajo që ne duam nga Serbia është ta bëjë atë të pakthyeshme dhe formale duke e futur atë në legjislacion apo rregullore. Kjo pritet nga Serbia. Por përveç kësaj, ka disa gjëra që Serbia ka premtuar se do t'i bëjë dhe që nuk i ka bërë, duke përfshirë mbajtjen përgjegjës të njerëzve që ishin bashkëpunëtorë në sulmin në Banjskë më 24 shtator. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk është pjesë e dialogut, por është shumë e rëndësishme për pajtimin rajonal. Pra, ne kemi disa pritshmëri për Serbinë.
Zëri i Amerikës: A do të pajtoheni me ndihmës sekretarin (Jim) O'Brien se duke njohur dokumentet doganore dhe targat, Serbia ka bërë dy hapa të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës. A do të pajtoheni me atë lloj përshtypjeje se Serbia po i bën këto hapa foshnjeje ose përparimin e ngadalshëm drejt normalizimit dhe njohjes së Kosovës?
Gabriel Escobar: Po, do të pajtohesha me Jim (O’Brien) dhe ai ka të drejtë për këtë. Tani, ajo që duam është që ato të jenë të përhershme dhe të jenë formale.
Zëri i Amerikës: Siç e dini Parlamenti Evropian ka miratuar së fundmi rezolutën që kërkon një hetim ndërkombëtar të pavarur të parregullsive në zgjedhjet serbe, të cilat, meqë ra fjala, janë dokumentuar edhe nga ODIHR dhe vëzhguesit vendas. Pra, a qëndrojnë Shtetet e Bashkuara me aleatët e tyre evropianë për këtë çështje duke kërkuar hetim të pavarur?
Gabriel Escobar: Ajo që ne po kërkojmë është se raporti ODIHR-it ishte mjaft i plotë dhe ishte mjaft i drejtë. Dhe ajo që thamë është se ODIHR, ai raport, të cilin tashmë e kemi thënë se qëndrojmë pas dhe e mbështesim, bën disa rekomandime shumë të qarta dhe ka theksuar disa mangësi shumë të qarta në procesin zgjedhor në Serbi. Pra, qëndrimi ynë është që ato duhet të rregullohen dhe ato duhet të rregullohen para zgjedhjeve të ardhshme, qofshin ato kombëtare apo komunale.
Zëri i Amerikës: Por a e mbështesin Shtetet e Bashkuara Parlamentin Evropian në kërkesën e tij?
Gabriel Escobar: Parlamenti Evropian është një organizatë e ndryshme që është i pavarur në mandatin e tij nga Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian, Këshilli Evropian. Pra, angazhimi jonë ka qenë përmes Quint-it dhe me ODIHR-it. Ne nuk patëm asnjë kontribut në atë rezolutë. Por ne ndajmë shqetësime të ngjashme që raporti i ODIHR-it vuri në dukje disa mangësi që duhen korrigjuar në lidhje me këto shqetësime.
Zëri i Amerikës: A mundet qeveria e ardhshme serbe të jetë partner legjitim i SHBA-së, duke pasur parasysh se rezultatet e zgjedhjeve u kontestuan nga institucionet e BE-së si Parlamenti Evropian, opozita serbe dhe një pjesë e popullit serb?
Gabriel Escobar: Mendoj se e rëndësishme është që në Serbi ka një proces ligjor ku opozita shtron shqetësimet e saj. Ne duam që ato institucione të bëjnë punën e tyre dhe t'i marrin seriozisht ato ankesa. Por duke ecur përpara, cilado qeveri që të formohet, presim që ajo qeveri të forcojë institucionet demokratike brenda Serbisë, të vazhdojë të ecë në dialog dhe të vazhdojë të përparojë në drejtim të integrimit evropian. Dhe unë mendoj se këto janë aspirata për të gjithë popullin e Serbisë dhe për të gjithë spektrin, me përjashtim të një pakice të vogël në të djathtën ekstreme të spektrit politik, e cila, meqë ra fjala, doli shumë keq në zgjedhje.
Zëri i Amerikës: Pra, cilat janë pritshmëritë e SHBA-së nga qeveria e re në Serbi, përveç asaj që thatë ju. Pra, duke marrë parasysh që partitë kryesore të krahut të djathtë, pro ruse mbeten jashtë parlamentit, a prisni që qeveria e re mund t'i vendos sanksione Rusisë, të jetë më pro perëndimore?
Gabriel Escobar: Së pari, po, dua të them, ne do të donim që qeveria e re të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian, që do të thotë orientim drejt perëndimit. Ne gjithmonë kemi thënë se mendojmë se është një ide e mirë që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ne besojmë se qëndrueshmëria rajonale përfshin ecjen përpara në dialog. Absolutisht do të kemi disa pritshmëri nga qeveria e re dhe do të kemi disa aspirata edhe për marrëdhëniet tona me qeverinë e re.
Zëri i Amerikës: Si do ta vlerësonit ndikimin aktual rus në Serbi? A do të thoni se është më i fortë apo më i dobët duke krahasuar, le të themi, me dy vjet më parë kur filloi lufta në Ukrainë?
Gabriel Escobar: Ndikimi i Rusisë në Serbi është ende mjaft i fortë, në Serbi ende gëzon njëfarë mbështetjeje popullore, ka disa politikanë, madje edhe brenda kësaj qeverie që janë shumë pro rusëve dhe ka shumë e shumë njerëz që kanë qenë mjaft të padobishëm në atë marrëdhënie. Ky nuk është një reflektim për të gjithë qeverinë. Por unë do të thosha se ka disa njerëz, duke përfshirë ish-drejtorin e BIA-s, i cili ishte jashtëzakonisht, hapur dhe me krenari mbështetës për Rusinë dhe atë që ata po bëjnë në Ukrainë.
Zëri i Amerikës: A mendoni se zoti (Aleksandar) Vulin do të jetë pjesë e një qeverie të ardhshme?
Gabriel Escobar: Unë nuk mendoj se ai ishte i vetmi që ishte pro rus. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38