Flash News

Kosova

Escobar pas takimit me Osmanin: Mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës

Escobar pas takimit me Osmanin: Mbështesim aspiratat euroatlantike të

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escibar, takoi sot në Kosovë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit, Escobar tha se SHBA-ja mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe do të angazhohen për ta bërë këtë realitet. Ai tha më tej se do të vijojnë përpjekjet për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Është një miqësi dhe partneritet që mbështetet jo vetëm në interesin e përbashkët, por në vlerat e përbashkëta dhe në këtë drejtim dëshiroja t'i shpreh presidentes mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratën euroatlantike të Kosovës. Unë i falënderoj për solidaritetin e tyre në kohën e krizës në Evropë dhe nevojën për të kërkuar mënyra për të thelluar këtë partneritet duke përfshirë mbështetjen tonë për përfshirjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Escobar.

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi javën e kaluar se Kosova dhe Serbia nuk duhet të shpërdorojnë mundësinë për të arritur një marrëveshje e cila do të çojë në normalizimin e marrëdhënies mes tyre.

Të fundit