Flash News

Kosova

Çështja e dinarit serb, Osmani: Ka pajtueshmëri me një pjesë të propozimit të SHBA-ve

Çështja e dinarit serb, Osmani: Ka pajtueshmëri me një

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet sa më shpejt. Osmani bëri me dije se ka një pajtueshmëri me një pjesë të propozimit të bërë nga SHBA-të.

Presidentja vlerësoi se do të ishte ideale të arrihej një marrëveshje për dinarin në Bruksel, më 19 mars, gjatë takimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ndihmën e tyre kemi arritur që tash e tutje ato dërgesa, ajo ndihmë financiare që vjen nga Serbia, të arrijë në euro dhe jo në dinarë, dhe kjo besoj që e zgjidh një pjesë të madhe të problemit me të cilin jemi ballafaquar në të kaluarën.

Sa i përket pjesës së dytë të propozimit, ajo ka thënë se autoritetet e Kosovës janë duke shqyrtuar mënyra për të garantuar që ndihma që niset prej Serbisë për komunitetin serb në Kosovë “mos të shkojë në duart e personave që kanë abuzuar, që janë korruptuar dhe i kanë marrë paratë kinse në emër të qytetarëve, por i kanë shfrytëzuar për krim të organizuar. Për atë pjesë është duke u hartuar një plan që do t’i përfshijë autoritetet e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Të fundit