Flash News

Kosova

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, KFOR: Të gatshëm të ndihmojmë nëse është e nevojshme

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, KFOR: Të gatshëm

Misioni i KFOR-it ka dënuar sulmin ndaj patrullës së Policisë kufitare të Kosovës në komunën e Zubin Potokut mëngjesin e sotëm.

Për këtë, KFOR ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Policinë e Kosovës nëse u kërkohet.

Një zyrtar i KFOR-it i tha Gazetës Express se presin nga palët që të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet.

“Misioni i KFOR-it dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe e kërkuar”, tha zyrtari i KFOR-it.

Sulmin ndaj policisë së Kosovës në Zubin Potok në orët e hershme të mëngjesit të sotëm e kanë dënuar kryeministri Kurti, Presidenca dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

 

  

Të fundit