Flash News

Kosova

Sulmet nga serbët, KFOR: U plagosën 30 ushtarë, palët të marrin përgjegjësi

Sulmet nga serbët, KFOR: U plagosën 30 ushtarë, palët

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka dalë në një deklaratë për media lidhur me situatën e ushatërve të plagosur pas situatës së tensionuar një ditë më parë, ku protesuesit serbë sulmuan trupat.

KFOR deklaron se nga sulmet kanë mbetur të plagosur 30 ushtarë të plagosur, nga të cilët 11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë. Sipas KFOR, ushtarët kanë pësuar lëndime të shumta, thyerje dhe djegie.

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thotë KFOR.

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës për të siguruar mbrojtjen dhe ruajtjen e rendit. KFOR kërkon që palët të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi.

Të fundit