Flash News

Kosova

Etapë e re historike, Kosova dhe Izraeli lidhin zyrtarisht marrëdhënie diplomatike

Etapë e re historike, Kosova dhe Izraeli lidhin zyrtarisht
Foto Ilustruese

Në datën 1 shkurt, në një ceremoni solemne virtuale do të formalizohen marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020.

“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, u shpreh shefja e diplomacisë së Kosovës përmes një videoje të postuar në Facebook.

Të fundit