Flash News

Kosova

EULEX nis bastisjen e shtëpisë së Hashim Thaçit, zbarkojnë dhe në zyrat e PDK

EULEX nis bastisjen e shtëpisë së Hashim Thaçit,
Hashim Thaçi

EULEX ka nisur bastisjen e shtëpisë së Hashim Thaçit, i cili një ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës, pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale.

Uniformat e institucionit kanë hyrë për kontroll në shtëpinë e Thaçit, teksa janë fotografuar dhe në zyrat e PDK-së.

Së bashku me një sërë ish-luftëtarë të tjerë UÇK si Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi etj, ata akuzohen nga Prokuroria Speciale e Hagës për rreth 100 krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës Kosovë-Serbi dhe më pas.

Në shtator gjithashtu EULEX bastitsi edhe zyrat e OVL të UÇK, teksa kryetari i veteranëve Hysni Gucati dhe nënkryetari i saj Nasim Haradinaj u paraqitën gjithashu në Hagë.

Kujtojmë se Thaçi dhe Veseli pasi dje i'u konfirmuan akuzat, kanë udhëtuar për në Hagë ku janë vendosur në paraburgim.

EULEX nis bastisjen e shtëpisë së Hashim Thaçit,

EULEX nis bastisjen e shtëpisë së Hashim Thaçit,

Të fundit