Flash News

Kosova

EULEX: Nuk na ka dërguar letër për policët e rrëmbyer të Kosovës

EULEX: Nuk na ka dërguar letër për policët e rrëmbyer

Shefi i EULEX-it ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk u ka dërguar letër për arrestimin e tre policëve të Kosovës nga policia serbe.

Gjithashtu EULEX  njoftoi se në lidhje me arrestimin kanë kërkuar informacion nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Presidenti i Serbisë nuk i ka dërguar letër EULEX-it për rastin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

 Megjithatë, EULEX-i ka kërkuar dhe ka marrë informacion për këtë rast nga Ministria e Brendshme e Serbisë në bazë të Protokollit për bashkëpunim policor mes EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Përveç me Ministrinë e Brendshme të Serbisë, EULEX-i është në kontakt edhe me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Të fundit