Flash News

Kosova

Eurodeputeti boton libër për Kosovën

Eurodeputeti boton libër për Kosovën
Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl në bashkëpunim ka nxjerrë një libër për Kosovën. Libri mban titullin “Kosova dhe Bashkimi Evropian – situata aktuale”.

Përmes një postimi në “Tëitter”, Mandli ka njoftuar se libri paraqet temat që lidhen me Kosovën nga anëtarësimi dhe pranimi në BE, deri te Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimi i vizave në Ballkanin Perëndimor.

Parathëniet e librit janë nga kancelari austriak Sebastian Kurz, komisionari evropian Olivér Várhelyi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Arbër Marku.

Libri përkthyer në disa gjuhë mund të porositet nga sot, thotë Mandli. Kosova sot feston përvjetorin e 13-të të Pavarësisë.

Eurodeputeti boton libër për Kosovën

Të fundit