Flash News

Kosova

Evakuohen dy kosovarë nga Afganistani, Osmani: Së shpejti do të kthehen në shtëpi

Evakuohen dy kosovarë nga Afganistani, Osmani: Së shpejti do të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se dy qytetarët kosovarë që ndodheshin në Afganistan, janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe së shpejti pritet të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në një postim në Twitter, Osmani shkruan se në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane, është bërë e mundur garancia për kthimin e sigurt të qytetarëve nga Afganistani më Kosovë.

“Për një kohë, Ministria e Jashtme dhe e Diasporës dhe zyra ime kanë punuar që të sigurojnë evakuim të sigurt të shtetasve të Kosovës nga Kabuli. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga vendi dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi”, shkruan Osmani në Twitter.

 

Të fundit