Flash News

Kosova

“Exit Poll"-i: 11 komunat pa fitues në Kosovë. Nuk ia del pa balotazh, reagon Vetëvendosje

“Exit Poll"-i: 11 komunat pa fitues në Kosovë. Nuk ia del

11 komuna, nga 25 të analizuara, do të shkojnë në balotazh sipas një sondazhi të EXIT POLL-it i prezantuar në Klan Kosova.

Në statistikat e publikuara nga ky Exit Poll, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të shkojë edhe një herë në zgjedhje, ku LDK-ja me Përparim Ramën dhe LVV-ja me Arben Vitinë do të garojnë edhe një herë për të parin e kryeqytetit.  Komunat e tjera që do të shkojnë në balotazh janë: Gjakova, Prizreni, Rahoveci, Gjilani, Klina, Malisheva, Podujeva, Vushtrria, Kaçaniku dhe Vitia.

Ndërkohë nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dalë fituese pa balotazh në disa Exit Poll-e që janë publikuar menjëherë sapo është mbyllur procesi i votimit.

VV ka reaguar duke thënë se rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor

“Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit. Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet. Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor. Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve!”, thuhet në reagim.

Të fundit