Flash News

Kosova

Flet i mbijetuari i sulmit në autobusin me nxënës në Kosovë: Një person qëlloi me kallashnikov, ndodhi shumë shpejt

Flet i mbijetuari i sulmit në autobusin me nxënës në                                                    

Një prej të mbijetuarve të sulmit me armë zjarri në autobusin me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit në Kosovë ka rrëfyer detaje të ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Ai ka deklaruar se një person ka hapur zjarr dhe se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

“Ishim duke ikur me autobus. Na ka dalë para një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajtur drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt”, rrëfeu i mbijetuarit, i cili kishte qenë i ulur në ndenjëset e para të autobusit.

Viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Një person tjetër mbeti i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit