Flash News

Kosova

Foshnja e porsalindur humb jetën, tre mjekët në Prizren përfundojnë në burg

Foshnja e porsalindur humb jetën, tre mjekët në Prizren

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në një spital në Prizren. Mësohet se pasi prindërit kanë denoncuar humbjen e foshnjes, policia ka venë në pranga tre mjekë të spitalit të Prizrenit.

Sipas policisë mësohet se një burrë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka informuar se pas lindjes së gruas së tij, pas disa minutave, foshnja ka vdekur.

Dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion,

ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje.”,  ka informuar Policia.

Rasti është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Të fundit