Kosova

Foto/ Kjo është gruaja që u vra nga bashkëshorti në Pejë

Foto/ Kjo është gruaja që u vra nga bashkëshorti në

Gjyljeta Ukelli vra sot në Pejë të Kosovës nga burri i saj, shtetasi Edmond Lajqi.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi. Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestrur arma. 

Mediat e Kosovës raportojnë se ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje. Lajqi, në vitin 2021, ishte dënuar me nje gjobe 400 euro.

Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë. Të premten (12 prill) është vrarë me armë zjarri një 21-vjeçare në Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale.

Të fundit