Flash News

Kosova

Fotografoi votën, arrestohet një serbe në Zveçan

Fotografoi votën, arrestohet një serbe në Zveçan

Një grua e nacionalitetit serb është ndaluar nga autoritetet në qendrën e votimit 2091 në Zveçan, pasi është kapur duke fotografuar fletëvotimin. Ngjarja u raportua nga një anëtare e komisionit të qendrës së votimit, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.

Pavarësisht pretendimeve të gruas se kishte fshirë fotografinë, ajo u shoqërua në stacionin policor për sqarime të mëtejshme.

Ndërkohë, procesi zgjedhor po vijon i qetë, pa incidente të tjera të raportuara deri më tani. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime ka arritur në 22.48 për qind. Nga 1,970,944 qytetarë me të drejtë vote, deri tani kanë votuar 442,986 persona.

Të fundit