Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fox News: Aleati i SHBA e quan naive politikën e Biden në Kosovë

Nga Chris Massaro, Fox News
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken u përball me kritika nga një aleat i ngushtë pasi tensionet etnike janë ndezur sërish në Ballkan.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu kundërpërgjigj Blinkenit, i cili kishte kritikuar qeverinë e Kosovës për “veprimet që ajo ndërmori kundër këshillës së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës”, tha Blinken në një deklaratë.
Kurti nuk u shmang, dhe tha për The Guardian në një intervistë javën e kaluar: “Unë mendoj se nuk është thjesht e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive”. Ai tha edhe se këto komente merrnin me të mirë presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Kurti injoroi kërkesën e Blinken për të ndryshuar kurs dhe për t'u frenuar në veprimet që do të nxisnin tensionet. Kryeministri tha se policia e Kosovës do të qëndrojë në rajonin e veriut, një veprim për të cilin SHBA beson se nuk do të ndihmojë në zbutjen e situatës. Si përgjigje, SHBA bëri të ditur se do të anulonte pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet e ardhshme ushtarake të NATO-s.
I pyetur për kritikat e Kurtit, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e referoi Fox News Digital te komentet e Blinken në Norvegji të enjten, ku ai tha: “Përshkallëzimi dhe veprimet e ndërmarra atje e çojnë Kosovën dhe Serbinë në drejtimin e gabuar, sepse përgjigja që ne kërkojmë që është de-përshkallëzimi, shmangia e çdo veprimi të njëanshëm dhe kthimi në këtë proces të normalizimit dhe përpjekjes së udhëhequr nga BE, kjo është ajo që u premton të dyve një të ardhme integrimi në komunitetin euroatlantik”, tha Blinken gjatë konferencës për shtyp në Oslo.
Blinken tha se SHBA do të kundërshtojë çdo veprim që mund të ndërmarrë secili nga vendet e që do ta bënte integrimin në BE një perspektivë më të largët.
“Ne kemi qenë shumë të qartë në shqetësimet tona për disa nga veprimet e fundit. Këtë ua kemi thënë drejtpërdrejt liderëve të përfshirë, përfshirë kryeministrin Kurti. Ne kërkojmë që të dy të veprojnë me përgjegjësi këtej e tutje”, shtoi Blinken.
Edhe presidenti francez Emmanuel Macron fajësoi drejtpërdrejt Kurtin dhe Kosovën për konfrontimin. Me qortimin e aleatit Kurti, SHBA është akuzuar nga disa qarqe diplomatike se ka marrë anën e Vuçiçit, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.
“Unë nuk mendoj se deklaratat e fundit nga Shtetet e Bashkuara apo Franca nënkuptojnë domosdoshmërisht se ato janë në anën e Vuçiçit, por janë thjesht kritika ndaj vendimit të qeverisë Kurti për të futur kryetarët e komunave në zyrat e tyre dhe këmbëngulin se ata kanë legjitimitet për të qeverisur, duke e ditur shumë mirë se kjo kishte gjasa të ndezte tensione”, tha për Fox News Digital Helena Ivanov, partnere në Henry Jackson Society.
“Përgjithësisht, mendoj se Perëndimi vetëm dëshiron që gjërat të qëndrojnë të qeta dhe do të kritikojë çdo lëvizje që ka gjasa të ndezë tensione – prej nga vjen edhe toni kritik ndaj Kosovës”, shtoi ajo.
Duke u përballur me presionin në rritje nga evropianët, presidentët e Serbisë dhe Kosovës u takuan në Moldavi për të diskutuar mënyrat e uljes së tensioneve të enjten. Reuters raportoi se pas takimit të saj me Vuçiç, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e akuzoi atë se “qahet e ankohet dhe ... nuk thotë të vërtetën”.
Osmani, megjithatë, ofroi disa shpresa duke thënë se Kosova mund të mbajë zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve nëse ato do të nxiteshin ligjërisht. Vuçiç u largua pa komentuar për median.
Dhuna shpërtheu pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në veri të Kosovës, një enklavë me shumicë serbe, pas zgjedhjeve të prillit që u bojkotuan nga partitë politike serbe dhe mbështetësit e tyre. SHBA i kërkoi Kurtit të mos i zhvillonte zgjedhjet, nga frika se rezultati do të ishte i paligjshëm në sytë e serbëve vendas. Bojkoti rezultoi në një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët prej 3.5%, duke bërë që shumë në Perëndim të pretendonin se zgjedhjet ishin vërtet të paligjshme.
Serbët u përpoqën të bllokonin kryetarët shqiptarë etnikë që të hynin në zyra dhe policia kosovare u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës, çka përshkallëzoi tensionet. Dhuna u shtua kur serbët u përleshën me policinë e Kosovës dhe trupat paqeruajtëse të NATO-s. Serbia, nga ana e saj, u përgjigj duke dërguar trupa në kufirin me Kosovën dhe i vendosi forcat e saj të armatosura në gatishmëri të lartë.
“NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat çuan në plagosjen e një numri prej tyre. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme”, thuhet në një deklaratë nga një zëdhënës i NATO-s.
Njëmbëdhjetë ushtarë italianë dhe 19 trupa hungareze pësuan lëndime të shumta, “përfshirë fraktura dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara”. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga armët e zjarrit, sipas një deklarate të KFOR.
Kurti fajësoi Vuçiç për nxitjen e tensioneve dhe ndezjen e asaj që ai e quajti “turmë fashiste” që sulmoi forcat e NATO-s.
Dhuna e re është një tjetër pengesë në procesin e ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, i cili ka vazhduar prej vitesh. BE e ka bërë të qartë se normalizimi i marrëdhënieve është një hap i domosdoshëm dhe i nevojshëm për anëtarësimin në bllok.
“Mesazhi ynë si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën është se ata duhet të angazhohen me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp të enjten. “Kjo është rruga e vetme drejt paqes, por në të njëjtën kohë, NATO ka përgjegjësi për të siguruar stabilitet në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë atje për shumë vite dhe pse po rrisim tani praninë tonë në rajon”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38