Flash News

Kosova

Franca, Gjermania, Italia, Britani dhe SHBA-ja i kërkon politikës kosovare të zgjedhë presidentin e ri

Franca, Gjermania, Italia, Britani dhe SHBA-ja i kërkon politikës
Foto ilustruese

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar partive politike, qeverisë dhe opozitës në Kosovë që të bashkohen për të zgjedhur presidentin e ri.

“Në këtë kohë të sfidave pandemike dhe ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqje të qëllimshme dhe institucione funksionuese qeverisëse që sigurojnë stabilitet, përfshirë Presidencën.

Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që udhëheqësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur të vendosin tani nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi partizanitetin politik dhe që opozita dhe qeveria të punojnë së bashku në përparësitë e përbashkëta, detyra e parë është zgjedhja e një Presidenti të ri", thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje partive politike për njohjen e rezultatit zgjedhor, ndërsa shprehin se Kosova ka nevojë për institucione që sigurojnë qendrueshmëri, përfshirë edhe presidencën.

Pres ditës së djeshme ushtruesi i detyrës së Presidentit është Glauk Konjufca, i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Të fundit