Flash News

Kosova

Franca përshëndet qëndrimin e Thaçit: Tregoi dinjitet, por nuk komentojmë vendimet e drejtësisë

Franca përshëndet qëndrimin e Thaçit: Tregoi dinjitet, por

Qeveria franceze ka përshëndetur qëndrimin e Hashim Thaçit, i cili dha dorëheqjen pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në njoftimin e ministrisë së Francës thuhet se Thaçi tregoi dinjitet duke respektuar punën e Dhomave të Specializuara për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndërsa theksohet se nuk i komentojnë̈ vendimet e drejtësisë.

“Ne e përshëndesim dinjitetin të cilin ai e ka treguar, duke respektuar kështu punën e Dhomave të Specializuara për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ne e rikujtojmë, po ashtu, lidhjen tonë dhe përkrahjen tonë për Dhomat e Specializuara për Kosovën. Autoritetet franceze nuk i komentojnë̈ vendimet e drejtësisë ose procedurat juridike në zhvillim.

Franca e rikujton përndryshe përkrahjen e saj konstante për procesin e dialogut ndërmjet Serbisë̈ dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Francës.   

Më herët, edhe Gjermani përshëndeti gatishmërinë e Thaçit për të bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara.

Të fundit