Flash News

Kosova

Gabriel Escobar nesër në Prishtinë, takim edhe me krerët e opozitës në ambasadën amerikane

Gabriel Escobar nesër në Prishtinë, takim edhe me krerët e

Emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar nesër pritet të mbërrijë në Prishtinë.

Sipas Gazetës Express, Escobar do t’i mbledhë edhe krerët e opozitës në Ambasadën amerikane.

Një javë pasi sekretari amerikan, Antony Blinken, bisedoi përmes telefonit me Kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i SHBA-së për dialogun vjen në Prishtinë. Edhe kësaj radhe me një “mision më të gjerë”.

 Gazeta Express mëson se, përveç takimit me qeveritarë, Escobar ka ftuar tre kerët opozitarë, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn nga AAK-ja, për një takim në Ambasadën amerikane në Prishtinë. Takimi pritet të mbahet nesër në mesditë.

Kjo është hera e dytë brenda muajve që i angazhauari special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun vjen në Kosovë dhe mbledh opozitarët.

 

 

Të fundit