Flash News

Kosova

Gazetari serb mohon gjenocidin e Srebrenicës, kreu i Presidencës boshnjake braktis intervistën

Gazetari serb mohon gjenocidin e Srebrenicës, kreu i Presidencës

Kryetari i Presidencës boshnjake Zeljko Komishiç ka braktisur intervistën e agjencinë shtetërore serbe pasi gazetari i cili ishte duke e intervistuar, mohoi se në Srebrenicë kishte ndodhur një gjenocid.

Gjatë intervistës, gazetari u shpreh se nuk është dakord me faktin se në Srebrenicë ka ndodhur një gjenocid. Ishte Komishiç i cili i kërkoi gazetarit të shpjegohet se përse mban këtë qëndrim. Ky i fundit nuk pranoi të jepte më shumë komente, dhe Komishiç braktisi studion.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Që një krim i tmerrshëm ka ndodhur.

Komishiç: Është gjenocid. Ky është gjykimi i Tribunalit ndërkombëtar. Gjenocidi nuk është një krim i tmerrshëm. Krimet e tmerrshme janë tjera.

Gazetari: Ky është pozicioni yt.

Komishiç: Nuk është pozicion i imi. Është çfarë verdikti i gjykatës ka thënë.

Gazetari: Nuk pajtohem me këtë.

 

Të fundit