Flash News

Kosova

Gazetarit nga Kosova i thyejnë krahun në Veri

Gazetarit nga Kosova i thyejnë krahun në Veri

Policia e Kosovës njoftoi sot se në afërsi të komunës së Leposaviqit individ/grupe kriminale kanë hedhur një mjet, dyshohet shok bombë, si dhe janë sulmuar fizikisht disa gazetarë të mediave të ndryshme të Kosovës.

Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar .

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gjatë raportimeve të ekipeve të mediave, në vendin ku u sulmua grupi me gazetarë e kameramanë, gazetarit të DTV, Pleurat Salihut i është thyer krahu.

 “Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të tmerrshme dhe të papranueshme. Ky është sulmi i tretë brenda një periudhe të shkurtër vetëm gjatë ditës së sotme, i shkaktuar nga protestuesit e maskuar serbë, në prani të organeve të sigurisë”, thuhet në fund të reagimit.


 

 

 

Të fundit