Flash News

Kosova

Gërvalla kritikon Ramën: Nuk do t’ia falin qytetarët e Kosovës bashkëpunimin me Vuçiç

Gërvalla kritikon Ramën: Nuk do t’ia falin qytetarët e

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, ka komentuar editorialin e përbashkt mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçic, të botuar disa javë më parë në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Gërvalla deklaroi në një intervistë televizive se qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur Ramës bashkëpunimin me presidentin serb.

Ajo tha se Rama shfaqet gjithmonë kur Vuçiç vendoset në pozita të vështira nga BE-ja.

“Nga ana e kryeministrit Rama, i cili i tejkalon edhe ato kur kemi mbyllur njërin sy në të kaluarën, është artikulli i fundit i publikuar së bashku me Vuçiçin në gazetën prestigjioze gjermane. Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë atëherë kur Vuçiçin BE-ja, Europa e mbështet me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situatë”, ka deklaruar Gërvalla.

Të fundit