Flash News

Kosova

Gjenden armatime pranë Banjskës, KFOR kontrollon zonën për depo të tjera municionesh

Gjenden armatime pranë Banjskës, KFOR kontrollon zonën për

Policia e Kosovës ka gjetur pesë granata raketore në një depo në komunën e Zveçanit në afërsi të Manastirit të Banjskës në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, batalioni i Manovrimit po siguron më tej zonën për të parë nëse ka depo të tjera pranë këtij objekti.

“Ekipi i KFOR-it ka punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Batalioni i Manovrimit i KFOR-it po siguron më tej zonën për të parë nëse mund të gjenden depo të tjera të mundshme pranë këtij objekti”, vijon tutje njoftimi.

KFOR-i ka kujtuar se vepron në Kosovë sipas detyrave për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.

 

 

Të fundit