Flash News

Kosova

Gjenden armë në Veri, policia e Kosovës në konferencë të jashtëzakonshme

Gjenden armë në Veri, policia e Kosovës në konferencë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar se policia do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme nga ora 19:30.

“Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për media”, ka thënë Elshani, pa dhënë më shumë detaje.

Të fundit