Flash News

Kosova

Gjenden në Zveçan fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte

Gjenden në Zveçan fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit

Janë pikasur fletushka me mesazhin “Rezistencë” në oborret e ndërtesave dhe shtëpive në Mitrovicë të Veriut, 

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut.

"Më 24.08.2025, mbishkrime në gjuhën serbe, murali i të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, kryqe e harta janë ngjyrosur në Zveçan e Mitrovicë të Veriut", theksoi ai për mediat e Kosoves. 

Ndërkohë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke e lidhur këtë ngjarje me, siç e ka quajtur, politikën “antiserbe” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Llogaritja e Albin Kurtit me muralet në veri të Kosovës nga Mitrovica e Kosovës, Zveçani deri në Leposaviq tregon gjithë urrejtjen dhe obsesionin e politikës së tij antiserbe”, thuhet në reagim.

Në reagim, gjithashtu është theksuar se “serbët e ndershëm në veri do të vazhdojnë të mbajnë me krenari simbolet kombëtare serbe dhe do të qëndrojnë të vendosur për të ruajtur vatrat e tyre”.

Autoritetet kosovare nuk kanë dhënë ndonjë sqarim zyrtar për motivet apo autorët e shpërndarjes së këtyre fletushkave.

Të fundit