Flash News

Kosova

Gjermania zgjat qëndrimin e trupave të saj në Kosovë

Gjermania zgjat qëndrimin e trupave të saj në Kosovë

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë qëndrimin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Që vendimi të hyjë në fuqi, ai duhet të miratohet nga Bundestagu (Parlamenti Gjerman).

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius deklaroi se Berlini po riafirmon angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton gazeta gjermane Zeit.

“Situata e sigurisë në vend mbetet e brishtë”, tha Kornelius.

Forcat e Bundeswehrit janë stacionuar në Kosovë që nga viti 1999 si pjesë e misionit KFOR të NATO-s.

Numri aktual i trupave të forcave gjermane në Kosovë mbetet në 400 ushtarë .

 

Të fundit