Flash News

Kosova

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e Hashim Thaçit për lirim nga burgu

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e Hashim Thaçit për

Gjykata e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ka hedhur poshtë kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçit për lirim nga burgu.

Sipas Apelit, mbrojtja e Thaçit ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Në vendimin e apelit thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka pasur informacion të mjaftueshëm përpara tij në lidhje me kushtet e propozuara të lirimit për t’i mundësuar atij të marrë një vendim të informuar për zbutjen e rreziqeve të identifikuara.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha dorëheqje dhe shkoi në Hagë, pasi iu konfirmua aktakuza për krime lufte, nga Dhomat e Specializuara. Bashkë me të, si udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u akuzuan edhe ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Të fundit