All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Hashim Thaçit: Mund të ndikojë tek ish-ushtarët e UÇK-së

All - Paragraf - 1

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Hashim Thaçit: Mund të

Gjykata Speciale ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

All - Paragraf - 3

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot deklaroi se ai duhet të qëndrojë në paraburgim për arsye proporcionale dhe të nevojshme, për të cilat për Thaçin tha se ende ekziston rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte, shkruan Kosova Press. 

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka thënë se ende vazhdon dyshimi ndaj Thaçit për kryerjen e veprave penale për të cilat ai është i ngarkuar.

“Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.

 

Të fundit