Flash News

Kosova

Gjyqi në Hagë, flasin sot ish-krerët e UÇK-së

Gjyqi në Hagë, flasin sot ish-krerët e UÇK-së

Sot, ish-udhëheqja e UÇK-së do të flasë para Gjykatës Speciale të Hagës, para shpalljes së vendimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në qendrën e paraburgimit të Hagës që nga muaji nëntor i vitit 2020, do të kenë ne dispozicion nga 20 minuta secili për të folur.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe Prokuroria Speciale e Hagës ka kërkuar 180 vite në total.

Të fundit