Flash News

Kosova

Grabitje me armë në një pikë karburanti në Kosovë, autorët breshëri plumbash mjetit të policisë

Grabitje me armë në një pikë karburanti në Kosovë,

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pikë karburanti në  Ferizaj-Prishtinë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar   se katër persona kanë qëlluar me armë në drejtim të mjetit së Policisë në të cilin ndodheshin dy efektivë.

“Sot rreth orës 04:50 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj ishte një grabitje e armatosur në proces nga persona të panjohur. Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim”, bën me dije policia.

Shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Të fundit