Flash News

Kosova

Grenell-BE-së: Lerini fjalët e filloni dhënien e vizave për Kosovën

Grenell-BE-së: Lerini fjalët e filloni dhënien e vizave për

Ish i dërguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Europian për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell i drejtohet Brukseli se duhet të ndalojë së foluri për liberalizimin dhe të fillojë të japë vizat.

“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë mua direkt që është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo ma ka thënë në vitin 2019”, ka shkruar Grenell.

Të fundit