Flash News

Kosova

Grenell kritikon UNMIK-un: Shpenzim i humbur i taksave amerikane, Trump u kujdes për Ballkanin

Grenell kritikon UNMIK-un: Shpenzim i humbur i taksave amerikane, Trump u kujdes

Ish i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar shefin e UNMIK-ut për joefektivitet në zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter, Grenell shkruan se UNMIK-u është një shpenzim i kotë i taksave amerikane, teksa shprehet se nëse në krye të qeverisë amerikane do të ishte Donald Trump, situata të tilla nuk do të kishin ndodhur.

“Shefi i UNMIK-ut fajëson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por ai është që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet menjëherë të riformohet ose të përmbyllet. Jam i bindur se kjo dhunë e fundit nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin ende në detyrë. Ekipi Trump u kujdes për Ballkanin dhe u përfshi në detajet. Udhëheqja ka rëndësi. Udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë duhet të bien dakord për të ndaluar fushatat e njohjes dhe çnjohjes menjëherë - edhe pse Joe Biden nuk pranon të përfshihet”, ka shkruar Grenell.

Të fundit