Flash News

Kosova

Grenell: Kurti ka qenë gjithmonë antiamerikan, Biden-i ta ndalojë

Grenell: Kurti ka qenë gjithmonë antiamerikan, Biden-i ta ndalojë

Ish i dërguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar sërish kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

Ky reagim vjen menjëherë pas deklaratës së Kurtit se do të shqyrtojë një ndër vendimet e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", Grenell shkruan se kreu i LVV-së ka qenë gjimonë kundër politikave të ShBA-së dhe e ka ftuar administratën Biden për ta ndaluar atë.

"Kreu i ri antiamerikan i krahut të majtë të Kosovës Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë ...." - shkruan Grenell.

Grenell: Kurti ka qenë gjithmonë antiamerikan, Biden-i ta ndalojë

Të fundit