Flash News

Kosova

Haga kërkon 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Kurti: Injoron kontekstin e luftës në Kosovë

Haga kërkon 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon

Albin Kurti ka dënuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës për të dënuar me 180 vite burg ish-krerët e UÇK-së.

Kurti shprehet se kjo kërkesë injoron luftën në Kosovë dhe e vendos atë në një vakum juridic, që e shkëput nga realiteti i një luftë çlirimtare.

Po ashtu Kurti thekson se Kosova do të mbetet e palëkundur me bindjen se UÇK-ja bëri luftën e drejtë për liri.

REAGIMI:

Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit. UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, ruajtëse dhe mbrojtëse. Ajo u zhvillua në rrethanat e okupimit të egër kur dhuna e apart’heidit po shndërrohej në gjenocid shtetëror.

Çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik e politik rrezikon të deformojë të vërtetën dhe kuptimin e asaj lufte. Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosje të asnjë populli tjetër apo të civilëve. Kërkesa e sotme e Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit. Ajo injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakuum juridik, duke shkëputur veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare.

Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre.

 

Të fundit