Flash News

Kosova

Hapja e bazës ushtarake në Kuçovë, Osmani: Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet

Hapja e bazës ushtarake në Kuçovë, Osmani: Ku ka NATO, ka

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar për hapjen e bazës ushtarake të NATO-së në Kuçovë.

Në një postim në platformën X, Osmani shkruan se shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

Osmani thotë se aty ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet.

“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.

Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, shkruan Osmani.

Të fundit