Flash News

Kosova

Haradinaj akuza Kurtit: Ka një skenar për të ndarë Kosovën, preu në besë amerikanët

Haradinaj akuza Kurtit: Ka një skenar për të ndarë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ai ka thënë në një intervistë, se Kurti ka vënë në siklet marinsat amerikanë që shërbejnë në veri të Kosovës. Sipas Haradinajt, kryeministri ka prerë në besë SHBA-në në lidhje me vendimin për targat e makinave.

“Kjo që po ndodh me targat po të kishte ndodhur në koordinim me Amerikën do të kishim folur për atdhedashuri. Por veprimi i pambuluar nga Kurti, po e qon vendin në një drejtim tjetër duke rrezikuar një pjesë të vendit. Dyshimet janë tani, a mos Kurti ka skenar për të ndarë Kosovën. Pra duket sikurse një skenarë i qëllimshëm për të ndarë Kosovën”, deklaroi Haradinaj.

Ky i fundit thotë se Kurti ka refuzuar edhe gazin amerikanë dhe investimet tjera që lidhen me shfrytëzimin e qymyrit. Haradinaj shtoi se integrimi i serbëve në veri ka qenë investim i madh i amerikanëve.

 

Të fundit