Flash News

Kosova

Haradinaj: Kemi fituar në gjashtë komuna dhe në një shkojmë në balotazh

Haradinaj: Kemi fituar në gjashtë komuna dhe në një

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur duke thënë se Kosova ka kaluar edhe një provim të demokracisë sot, duke mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gjithashtu, ai tha se sipas të dhënave që kanë, partia që drejton ka fituar në gjashtë komuna dhe shkon në balotazh në një komunë.

“AAK-ja në këto zgjedhje e ka shënuar rezultatin më të mirë. Të dhënat tona flasin se kemi fituar në gjashtë komuna –  Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan dhe Junik – dhe po ashtu shkojmë në balotazh të paktën në një komunë – në Istog. Vërejmë rikthim dhe rritje të votës në disa komuna si Pejë, Prishtinë, Podujevë dhe komuna të tjera. Është një fitore e pritshme për ne falë vlerave që ka Aleanca, punës së mirë të kryetarëve aktualë dhe programit të tyre qeverisës, po ashtu edhe falë punës së palodhshme të dhjetëra mijëra aktivistëve të Aleancës. Edhe rezultati i votave për kandidatët për asamble komunale është i mirë, pra është rikthim i votës së Aleancës”- tha Haradinaj.

Të fundit