Flash News

Kosova

Haradinaj takon Kurtin: Marrëveshja me Serbinë duhet të mbajë vulën e SHBA-së

Haradinaj takon Kurtin: Marrëveshja me Serbinë duhet të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar ditën e sotme kryeminsitrin Albin Kurti. Ai theksoi se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet ta ketë vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale Kosovë-Serbi. Diskutuam për krejt nenet e marrëveshjes, preambulën, etj.

Për të pasur ky proces garanca të plota duhet të nënshkruhet edhe nga SHBA-të… Nuk mundet me u konsideru i sigurt pa nënshkrimin e Amerikës… E duhura do të ishte që të ndodh në Uashington dhe besoj dhe ishte kërkesë e imja që si garancë në këtë proces të kemi vulën e Amerikës”, tha lideri i AAK-së.

Ai po ashtu tha se çështja e dialogut me Serbinë duhet të merret seriozisht sepse vendimet e dialogurt pastaj nuk mund të ndryshohen.

Më tej shtoi se do ta ndihmojnë Kosovën, por jo Albin Kurtin, jo qeverinë.

“Ka pas qeveri edhe para Kurtit dhe do të ketë edhe tjera, por Kosova do të jetë vetëm një”, tha Haradinaj. 

 

Të fundit