Flash News

Kosova

​Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat për pengimin e drejtësisë

​Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat për

Gjykata Speciale në Hagë njoftoi sot se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë.

Deklarimin, Thaçi e ka bërë në formë të shkruar të hënën, më 6 janar.


“Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën për ecurinë e çështjes më 17 dhjetor, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar më 6 janar 2025. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykatë Speciale.

Thaçi po akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. ZPS e ngarkon atë me vepra që lidhen me ndikimin në dëshmitarë – derisa ai ndodhet në një proces të tejzgjatur gjyqësor për krime të pretenduara të luftës.

Më 6 dhjetor 2024, Specialja konfirmoi aktakuzë të re kundër Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së Fadil Fazliut.

Të fundit