Flash News

Kosova

Gjykata konfirmoi akuzën, Hashim Thaçi dorëhiqet si president i Kosovës: Krenar që isha pjesë e UÇK! Kjo nuk është lamtumirë, ruani qetësinë

Gjykata konfirmoi akuzën, Hashim Thaçi dorëhiqet si president i

Hashim Thaçi dorëhiqet si president i Kosovës pas konfirmimit të aktakuzës nga gjykata speciale e Hagës.

Në një deklaratë për mediat, Thaçi theksoi se është dorëhequr pasi nuk mund të përballej me drejtësinë në pozicionin e Presidentit të Kosovës.

Teksa falenderoi qytetarët për mbështetjen, Thaçi tha se kjo nuk është një lamtumirë, por thjeshtë një mirupafshim.

“Nuk mund të shkoj në Hagë si president i Kosovës. Ndaj për këtë arsye po jap dorëheqjen. Të vëmë interesat e shtetit ndaj atyre personale. I bëj thirrje klasës politike të ruajë qetësinë për të mirën e Kosovës.

Në këto momente jo të lehta për mua dhe familjen dhe prej jush që me keni mbështetur për tre dekada për liri pavarësi dhe shtet ndërtim, ju falenderoj të gjithëve. Do bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozion të drejtësisë. Unë besoj në të vërtetën dhe të ardhmen e shoqërisë sonë.

Ndaj sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje të mos humbisni shpresën dhe besimin. Sot më shumë se kurrë ju ftoj të reflektojmë sesa shumë kemi fituar si komb në këto tre dekada. Kemi fituar lirinë pavarësinë dhe tani po ndërtojmë shtetin tonë.  Aktakuza kundër meje është cmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguajmë për lirinë e vendit tonë. Shumë lehtë kam mundur të mos jem fare në këtë botë, sikundër mijëra bashkëkombas që dhanë jetën për lirinë. Jam me fat që jam gjallë, kam parë me sytë e mi endrrën shekullore të bërë realitet. Jam krenar që kam qenë pjesë e UCK vlerës me sublime të popullit shqiptar. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një mirupafshim.

Jam krenar që me aleatët tanë luftuam kundër Miloshevicit dhe që fituam lirinë. Fitorja ka nënkuptuar përgjegjësi ndaj kemi qenë të përkushtuar për shtetin, vetëm tolerance respekti dhe bashkëjetesa e cojnë vendin përpara”, tha Thaci.

Të fundit