Flash News

Kosova

Helmimi masiv nga uji në Deçan/ Rreth 900 qytetarë përfundojnë në spital, nisin hetimet për dy humbje jete

Helmimi masiv nga uji në Deçan/ Rreth 900 qytetarë

Qytetarët në Komunën e Deçanit në Kosovë janë helmuar nga uji. Kjo situatë vijon prej tre ditësh. Rreth 900 qytetarë kanë shkuar në spital, pasi kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu dyshohet se dy persona kanë humbur jetën nga helmimi, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Prokuroria ka nisur hetimin e ketyre dy rasteve.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi helmimin masiv të ujit në Deçan. Një ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri me dije se nga disa mostra të analizuara ka gjetur baktere, por ka dhe zëra që kjo ngjarje mund të jetë e qëllimshme.

Të fundit