Flash News

Kosova

Heqja e masave nga BE, Kosova pret që raporti i Borrellit të jetë pozitiv

Heqja e masave nga BE, Kosova pret që raporti i Borrellit të jetë

Masat sanksionuese të vendosura nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë në fuqi, ndërsa nga Qeveria e Kosovës janë shprehur optimist që masat do të hiqen gjatë javës kësaj jave. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi para disa ditësh deklaroi se kanë informata që raporti i Josep Borrellit do të jetë pozitiv dhe do të rekomandohet heqja e masave.


“Besojmë se do të dërgohet për aprovim në Këshill gjatë javës së ardhshme. Përmbajtja e raportit me aq sa e di unë është pozitive dhe aty do të rekomandohet heqja e masave”, është shprehur Bislimi.

Që Bashkimi Evropian është vonuar me heqjen e masave e thotë edhe analisti politik, Dritëro Arifi. Për Telegrafin, Arifi tha se Kosova tashmë ka përmbushur obligimet dhe masat duhet larguar.


“Shpresoj që raporti i zotëri Borrellit të jetë pozitiv për largimin e masave, sepse realisht Kosova ka përmbushur obligimet e veta sa i përket arsyes pse janë vendosur. Pra, masat do të duhej të largoheshin nga Bashkimi Evropian, sepse kjo do ta rriste kredibilitetin e Bashkimit Evropian, për një vend i cili tregohet pragmatist, dhe fleksibil në raport me BE-në dhe në raport me marrëveshjet për të cilat janë zotuar të dyja palët për të arritur deri te pika e largimit të masave”, theksoi ai.

 

Të fundit