Flash News

Kosova

Historike, Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen

Historike, Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen

Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar njohjen.

Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike është bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Kjo marrëveshje do të jetë në katër kopje dhe gjuhë të ndryshme si në anglisht, hindu, shqip dhe serbisht.

Ministri i Jashtëm Izraelit, Gabriel Ashkenaz, e ka quajtur ditë historike lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën,

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe për bashkëpunim zhvillimor.

Më 4 shtator në takimin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, veç marrëveshjeve tjera, u bë dakordimi edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izrealit.  

Të fundit