Flash News

Kosova

Holanda jep sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën

Holanda jep sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për

Deputetja holandeze Kati Piri, njëherësh anëtare e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, ka folur për çështjen e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në twitter, deputetja ka shtuar se parlamenti holandez është i gatshëm për ta rishikuar qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu ajo ka përmendur edhe mbështetjen e Holandës për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në BE.

 “Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin: të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë, të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushte, të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Piri.

Të fundit