Flash News

Kosova

Hoti pas dorëheqjes së Thaçit: Të demonstrojmë kulturë të lartë politike

Hoti pas dorëheqjes së Thaçit: Të demonstrojmë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti shkruan se qeveria e Kosovës vlerëson se në situatën e re të krijuar pas dorëheqjes së Thaçit, kushtetuta dhe ligjet në fuqi do të garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

Ndër të tjera në postim shkruhet se qeveria e Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike.

Postimi i plotë:

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se në situatën e re të krijuar pas dorëheqjes së Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi, kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike.

Hoti pas dorëheqjes së Thaçit: Të demonstrojmë

Të fundit