Flash News

Kosova

Hovenier: Kosova dhe Serbia nuk i trajtuan me seriozitet detyrimet e tyre!

Hovenier: Kosova dhe Serbia nuk i trajtuan me seriozitet detyrimet e tyre!

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka theksuar se Asosacioni i Komunave me Shumicë Serbe mbetet një detyrim i pandryshueshëm për Kosovën, duke u shprehur se ky angazhim është bërë në vitin 2013 dhe ende është në fuqi. Në një deklaratë për Atlantic Council, Hovenier u shpreh se emisari i ri i Bashkimit Europian, Peter Sorensen, duhet të punojë që Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e bëra.

Hovenier shtoi se ky angazhim, i përsëritur edhe në Marrëveshjen Bazike të 2023-ës dhe Aneksin e Zbatimit të saj, duhet të zbatohet pa u shtyrë më tej. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve pakicë, veçanërisht serbëve në Serbi, duke theksuar se Kosova dhe Serbia ende nuk i kanë marrë seriozisht obligimet e tyre për implementimin e marrëveshjeve.

Në fund, ai paralajmëroi se vendi duhet të mbrojë multietnicitetin dhe t’i sigurojë komunitetëve mbrojtje të veçantë, siç ishte parashikuar në vizionin e pavarësisë.

Të fundit