Flash News

Kosova

Humbi zgjedhjet në Prizren, kandidati i LDK-së fajëson shenjat e horoskopit

Humbi zgjedhjet në Prizren, kandidati i LDK-së fajëson shenjat e

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit Anton Quni nuk arriti dot të siguronte votat e mjaftueshme për të fituar në komunë.

Quni siguroi vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, duke dalë i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike Kosovës.

Shkak i humbjes së tyre, sipas kryetarit të LDK-së, është fillimi i fushatës shumë vonë. Ajo ccka duket interesante në deklaratën e tij, është fakti se Quni ia lë fajin edhe shenjave të horoskopit.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim. Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

 

Të fundit