Flash News

Kosova

Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Kosovë, cilat janë

Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Kosovë, cilat

Sot në Kosovë hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid. Përhapja e variantit Omicron bëri që qeveria e Kosovës të ashpërsonte masat.

Çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të plotësojnë një nga kushtet:

- Çertifikatën e vaksinimit (me dy doza)

- Çertifikatën e vaksinimit me një dozë ( jo më e vjetër se 4 javë) bashkë me testin RT-PCR negativ të 48 orëve të fundit

- Çertifikatën e vaksinimit me një dozë bashkë me dëshminë se personi është shëruar (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Kosovë do të vlejë vetëm çertifikata e vaksinimit të plotë. Maskat janë të detyrueshme në çdo mjedis, përveç rasteve kur në makinë janë vetëm ose me anëtarët e ngushtë të familjes dhe kur kryejnë aktivitete fizike.

Në ambientet e mbyllura ndalohet rrepësisht hyrja pa maskë. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 përveç në raste urgjente.

Baret dhe restorantet do të lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, ndërsa muzika muzika është deri në orën 21:30. Ndërsa për përdorur transportin publik duhet vetëm dëshmia e vaksinimit.

 

Të fundit