Flash News

Kosova

Hyjnë në fuqi masat e reja në Kosovë, nuk lejohet hyrja në kufi pa çertifikatë vaksinimi

Hyjnë në fuqi masat e reja në Kosovë, nuk lejohet hyrja

Duke nisur nga sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-covid. Të gjithë personat të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës duhet të posedojnë dëshminë e vaksinimit të plotë me dy doza. Ky vendim u mor nga qeveria më datën 1 dhjetor.

“Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendim.

Autoritetet kosovare kanë mundësuar ekipe mjekësore në kufi për të vaksinuar qytetarët që kanë dëshirë. Këto kushte nuk vlejnë për personat që hyjnë dhe dalin nga territori i Kosovës brenda tre orësh. Ata duhet të nënshkruajnë në hyrje të kufirit deklaratën që do të largohen brenda tre orësh.

Kategoritë e tjera që përjashtohen nga rregulli i fundit janë: punonjësit e transportit, shtetasit e Kosovës që kanë dalë jashtë kufirit në 12 orët e fundit, qytetarët e huaj, të cilët kalojnë tranzit në Kosovë, diplomatët e huaj, personat nën moshën 12-vjeç dhe ata me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione për mosvaksinim.

 

 

Të fundit