Flash News

Kosova

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për target serbe, sot nisin qortimet

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për target

Sot ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për makinat me targa serbe që qarkullojnë brenda shtetit. Ky plan është i ndarë në tri faza, që nisin sot dhe përfundojnë 21 prill të vitit 2023.

Nga sot deri më 21 nëntor të gjithë pronarët e makinave me targa serbe në Kosovë vetëm të qortohen dhe t’u tërhiqet vëmendja që të shkojnë dhe të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS.  

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ’ĐA’ nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, ka thënë ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në Facebook.

Pas qortimit, faza e dytë e planit për targa parasheh gjobë prej 150 eurosh për pronarët e makinave me targa të tilla, duke nisur nga 21 nëntori deri më 21 janar.

Sipas vendimit qeveritar, më vonë do të përdoren targat provuese, dhe pas 21 prillit, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me këto targa. Pas kësaj date, riregjistrimi është i mundshëm deri më 21 prill, por pa ofruar lehtësira.

Të fundit